Vazhdon aksioni për çlirimin e bregdetit shqiptar nga ndërtimet pa leje. Ka qënë vetë kryeministri Rama i cili ka publikuar pamjet e shpërthimit të telekomanduar të një objekti 5 katësh në Dhërmi.
Kreu i Qeverisë ka kërcënuar të gjithë “zaptuesit” e bregdetit që së shpejti do të ketë një ligj për vijën bregdetare së bashku me planin e ti të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike.
Të lidhura
None found
Rama shkruan se operacioni do të vazhdojë pa toleruar askënd ndërsa mes të tjerave thuhet se do të nisin ndëshkimet.
Reagimi nga Edi Rama:
Dhërmi – Operacioni “Bregdeti Ynë”
Rifillon aty ku u ndërpre në qershor për shkak të sezonit turistik, operacioni i pastrimit të bregdetit nga çdo ngrehinë abuzive apo abuzim me lejet e ndërtimit, për të cilat jo vetëm toleranca do të jetë zero, me shembjen e ndërtimeve pa leje, por do të vihen para përgjegjësisë shkelësit e ligjit, në bazë të normave të reja penale për shkeljet në ndërtim?
*së shpejti edhe Ligji i Vijës Bregdetare, së bashku me planin e ri të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike./albeu.com/
