Rama pret në kryeministri presidentin Zelensky, ja dhurata e veçantë që i dha presidentit ukrainas

Kryeministri Edi Rama, ka pritur sot Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, në vizitën e tij të parë në Shqipëri, si bashkëorganizator i Samitit “Ukrainë -Europa Juglindore” që nis sot punimet në Tiranë.

Rama ka nxjerrë pamjet nga takimi me Zelenskyn në Kryeministri.

Pasi bënë një foto, Rama i tregoi Zelenskyt zyrën e tij dhe më pas i dha një dhuratë.

Dhurata ishte pikërisht libri i kryeministrit me mbishkrimin sipër ‘Edi Rama’, ku shfaqeshin në kopertinë dhe skicat e njohura të tij.

Pas takimit, dy zyrtarët do t’i bashkohen samitit në nder të Ukrainës, që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve.


Shtuar 28.02.2024 10:02