Publikimi i të dhënave publike të shqiptarëve të mbledhura nga patronazhistët shkaktoi një skandal të madh publik në Shqipëri.
Pavarësisht seriozitetit që ka ngjarja ku të dhënat e 910 mijë shqiptarëve qarkullojnë kudo në internet, kryeministri Rama flet me krenari për patronazhistët.
“Se leku i madh ka dalë rrugëve, iu them atyre që leku do shkojë brenda makinave të karvanit, se ato makinat patronazhistët i ndjekin, dhe këtu Iliri ka të drejtë!”- tha Rama duke pranuar patronazhistët që mblodhën informacionet për shqiptarët.
DEKLARATA E RAMËS:
Të gjuash te 9-ta është halli i madh shumë, të gjuash në ajër, dhe plumbi të vijë rikoshetë, të kapi ndonjë qafë dhe të uli kokën poshtë. Se leku i madh ka dalë rrugëve, iu them atyre që leku do shkojë brenda makinave të karvanit, se ato makinat patronazhistët i ndjekin, dhe këtu Iliri ka të drejtë!
Ilir patronazhistët e dinë se kush është në autokolonën e lulit, e dinë se të kujt janë ato makinat e shtrenjta, që xhirojnë goma, që nxjerrin tym, aty brenda është karvani i Shqipërisë së vjetër, është karvani i Shqipërisë së bingove që i mori në qafë fëmijët dhe familjet e varfëra e ndau prindër nga njëri tjetri.
Aty te ai karvani janë prokurorët dhe gjyqtarët që janë flakur tej nga Vetingu, janë shefat e policisë që kanë flakur tej aksionet e policisë. Ka pakënaqësi në Tiranë, jam unë i pari, që i nxij jetën çdo ditë kryetarit të Bashkisë, po me kë ta ndërroj unë Lali Erin. Me Aldo Bumçin, në fakt Aldo është më i mirë se zgjohet në mëngjes nga frika se mos e merr në telefon shefi?