Rama poston foto me Jim Belushin dhe zbulon surprizën: Me legjendën

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka pritur në zyrën e tij, aktorin Jim Belushi, i cili prej ditësh ndodhet në Tiranë.

Me legjendën Jim Belushi për dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë, në serialin e Discovery”, shkruan Rama.

Ashtu siç shihet nga pamjet, pjesë e dokumentarit do të jetë dhe kryeministri.

Belushi është djali i një emigranti shqiptar dhe është rritur në Çikago, ndërsa origjinën e tij e ka përmendur gjithmonë me krenari. Jim njihet më së shumti për rolin në serialin “According to Jim” ndërsa role të tjera televizive përfshijnë “Saturday Night Live” (1983–1985), “Total Security” (1997), and “Tëin Peaks” (2017)./albeu.com


Shtuar 20.10.2022 18:45