Rama paralajmëron kryebashkiakët: Po u kapët në shkelje disa herë do të shkarkoheni

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka paralajmëruar sanksione të ashpra ndaj kryebashkiakëve në rast se nuk di i përgjigjen kërkesave të qytetarëve.

Nga Shkodra, Rama tha se bashkitë janë institucionet më pak aktive në këto katër vite. Ai theksoi se gjoba do të aplikohet për shkeljet e para.

Rama shkoi deri aty sa tha se në rast se kjo bëhet e përsëritur, do të ketë edhe shkarkime nga detyra.

“Për çudinë time më të madhe, bashkitë që janë institucionet që për natyrë janë shumë më afër qytetarëve janë edhe institucionet më pak aktive në këto katër vite. Në rast se me agjencitë e pushtetit ekzekutiv është më i thjeshtë ndërveprimi, me bashkitë e ka shumë të vështirë.

Me ligjin tani në fuqi, kryetarët e bashkive do sanksionoheshin financiarisht në rast se nuk japin zgjidhje për problemet e qytetarëve në rastet kur këto çështje janë të drejta.

Sanskionet do të shkojnë deri në maj. Nuk do jenë pafund. Pastaj kalohet në fazën e shkarkimit. Këto janë pjesë e zonës pa përgjigje. Qytetarët duhet ta dinë që në platformë nuk zgjidhnin çështje gjyqësore”, tha Rama./albeu.com/


Shtuar 10.12.2021 13:38