Rama paralajmëroi fashë për energjinë, Tabaku: E kaluan lumin e zgjedhjeve, tani flasin për rritje çmimi

Kryeministri, Edi Rama, paralajmëroi sot nga Kuvendi mundësnë për rritjen e çmimit të energjisë. Ai tha se në verë do të rihapet diskutimi për fashën e energjisë elektrike, duke nënkuptuar kështu rritjen e çmimit të dritave.

Në lidhje me deklaratën e kryeministrit ka reaguar deputetja demokrate, Jorida Tabaku.

Tabaku tha për mediet se tashmë që Rama fitoi zgjedhjet shfrytëon rastin për të rritur çmimin e energjisë për 95% të shqiptarëve.
Sipas Tabakut, qeveriA Rama është qeveria e pakicës.

“KM pasi kaloi lumin e zgjedhjeve lokale ndjehet i sigurt për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve. Ironike! Nga vjet çmimi energjisë veç ka rënë! Të gjithë flasin për diversifikim portofoli të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi! Qeveria e pakicës”, shkruan Tabaku./albeu.com/