Kryeministri Edi Rama deklaroi se mbi gjysmë milion shqiptarë morën pjesë në procesin e Këshillimit Kombëtar.
Rama shtoi se pavarësisht problematikave, gjeja kryesore që synon qeveria e tij është të kthejë besimin e qytetarëve.
“Ajo që është me rëndësi, është se edhe gjatë kësaj interference të luftës që ka postuar natyrshëm fokusin dhe vëmendjen kemi vazhduar të kemi shumë pjesëmarrje dhe e kemi mbyllur Këshillimin Kombëtar me një shifër, mbi gjysmë milioni qytetar. Këtu jam me drejtoren e agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje. Agjencia ka drejtuar procesin dhe falë edhe përfshirjes së INSTAT, si një shërbim për këtë proces, kemi arritur ta përfundojmë këshillimin kombëtar me një rezultat pozitiv. Ky rezultat është pjesëmarrja dhe natyrisht kemi gjëra që duhen përmirësuar. Ajo që është më e rëndësishmja është që të gjithë atyre qytetarëve që morën pjesë, pavarësisht opinioneve të tyre ku kthejmë besimin”, tha Rama.
Kujtojmë se ky proces nisi në fillim të janarit./albeu.com/