Rama nxjerr pamjet: Perla e Adriatikut, Darzeza po bëhet gati për sezonin veror

Përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga aksioni për pastrimin e Adriatikut, mes tyre Darzeza e Fierit.

Kreu i shtetit, thekson se ato po bëhen gati për sezonin veror.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES
dhe me pamjet e një tjetër perle të Adriatikut pak të zbuluar deri më tani, siç është Darzeza e Fierit e cila bëhet gati për sezonin veror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.


Shtuar 8.05.2024 09:02