Rama nuk heq dorë, fton sërish Bashën: Dora jonë për ta do jetë e shtrirë

Kryeministri Edi Rama ka shprehur sërish kërkesën për bashkëpunim me opozitën. Përmes një postimi në Twitter, Rama bën me dije se dora e mazhorancës do të jetë gjithmonë e shtrirë dhe ftesa është e hapur.

“Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!”, shkruan ndër të tjera Rama.

Ftesa e Ramës

Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur!

Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!


Shtuar 4.05.2021 12:15