Rama në zyrat e kompanisë Pfizer, takon drejtorin: Na dha mundësinë e nisjes së vaksinimit para të tjerëve në rajon

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në SHBA, në kuadër të Asamblesë së 76-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka zhvilluar dhe një vizitë në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer.

Kreu i qeverisë shqiptare është takuar me drejtorin ekzekutiv Dr.Albert Bourla dhe shkruan se, ai është personi që i dha mundësinë Shqipërisë të niste vaksinim përpara të tjerëve në rajon.

Postimi i Ramës:

Në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer në Nju Jork, me drejtorin ekzekutiv Dr.Albert Bourla, i cili na hapi dyert një vit më parë duke na mundësuar nisjen e vaksinimit përpara të tjerëve në rajon dhe duke na e lehtësuar ndjeshëm luftën me Armikun e Padukshëm./albeu.com


Shtuar 24.09.2021 15:48