Rama në Shkodër, përballet me sulmet e ofendimet e qytetarëve: Çfarë ke me nënën time? (VIDEO)

Kryeministri Rama gjendet në Shkodër ku po mban fjalën e tij elektorale para shkodranëve të cilët u kërkon një mandat të 3-të për të qeverisur vendin.

Gjatë fjalës së tij ku sulmonte ashpër opozitën, Rama është ofenduar nga njerëz pranë grumbullimit duke i kujtuar nënën, Aneta Rama, e cila ka ndërruar jetë pak muaj më parë.

“Ja urdhëro se cfarë ka me nënën time ai atje?! Ajo është demokracia? Ajo është partia Demokratike në fakt, një njeri atje që më dërgon dëshirën e lidhur me nënën time që është në botën tjetër…”  /albeu.com/


Shtuar 15.04.2021 19:01