Rama në festë, asnjë shenjë nga selia blu! Basha nuk del nga zyra, ky është takimi i vetëm

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit kanë nxjerrë fitimtarë Partinë Socialiste me përafërsisht 74 mandate. Ndërkohë që numërimi i votave po shkon drejt fundit, pasi kanë kaluar rreth 90% ende nuk ka asnjë sinjal nga selia blu.

Burime për “Abc” bëjnë me dije se kryedemokrati Lulzim Basha po ndjek minutat e fundit të procesit të numërimit nga zyra e tij në seli ku edhe ka mbërritur që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se bashkë me të në zyrën e tij ka qenë edhe koordinatori i Posaçëm Politik Eduart Halimi, i cili ka biseduar me Bashën për rreth 60 minta dhe më pas është larguar. Megjithatë ende nuk dihet nëse kryedemokrati do të dalë sot për të pranuar humbjen.


Shtuar 27.04.2021 12:48