Rama ndan pamje nga pista e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës: Gati në fund të vitit

Këtë të premte, përmes një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se aeroporti i Vlorës, do të jetë gati në fund të vitit.

Sipas kreut të shtetit, pista e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës do të jetë gati në fund të vitit, për t’u futur në testet e certifikimeve evropiane.

Postimi:

“Mirëmëngjes dhe me fluturimin e legjendarit Alket Islami mbi pistën e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, e cila do të jetë gati në fund të vitit, për t’u futur në testet e certifikimeve evropiane dhe për të pritur pasagjerët e parë verën e ardhshme, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.


Shtuar 9.08.2024 10:04