Rama: Marrëveshjet që do të nënshkruhen sot, hap që do të garantojë lëvizjen e lirë

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev, në kuadër të “Open Balkan” është shprehur se marrëveshjet që do të nënshkruhen sot janë një hap shumë i rëndësishmë për arritjen e objektivit për lëvizjen e lirë të njerëzve mallrave kapitale dhe shërbimeve.

“Është një moment kyç i procesit tonë sepse marrëveshjet që do të nënshkruhen do të përcaktojnë një hap shumë të rëndësishëm para drejt objektivit tonë që është të garantojmë lirinë e plotë të lëvizjes së njerëzve mallrave kapitaleve e shërbimeve.

Më lini të kaloj nëpër secilën shtyllë të Ballkanit të Hapur, duke përsëritur thirrjen se Ballkanin i Hapur është një nismë tërësisht përfshirëse dhe duke inkurajuar të tjetër të  jenë e kësaj përpjekje, por ne duhet të ecim para pasi kjo është nevojë të ecim para”, tha Rama.

5 marrëveshjet që do të nënshkruhen në samitin e “Open Balkan” në Tiranë (21 dhjetor)

1. Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

2. Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

3. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

4. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

5. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS)./albeu.com


Shtuar 21.12.2021 09:45