Mbrëmjen e sotme liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup, në kuadër të takimit për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga BE.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski ka publikuar fotografitë ku shihet kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit James O’Brien, dhe kreu i BDI Ali Ahmeti.
Sakaq, ditën e nesërme do të mbahet takimi ku do të marrin pjesë edhe Milojko Spajiç, Kryeministër i Qeverisë së Malit të Zi, Srgjan Amixhiq, Ministër i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian.
Agjenda zyrtare për Samitin nesër:
Sipas programit, para fillimit të takimit, kryeministri Kovaçevski si dhe pjesëmarrësit zyrtarë do të kenë një deklaratë për media në orën 09:00.
Deklarata për media pritet të kenë edhe Aleksandar Vuçiq, President i Republikës së Serbisë, Edi Rama, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Albin Kurti, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Milojko Spajic, Kryeministër i Qeverisë së Malit të Zi, Srgjan Amixhiq, Ministër i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Xhejms O’Brajan, Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.
Sipas programit, pas fjalëve hyrëse, në orën 09:50 vijon takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor nga rajoni.
Në takimin e liderëve, video – fjalim do të ketë edhe Borjana Krishto, kryesuese e Këshillit të ministrave të Bosnje Hercegovinës.
Në mënyrë plotësuese, në takim do të marrin pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri i Financave Fatmir Besimi, si dhe kolegë të tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu, do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave rajonale, Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, CEFTA dhe Forumit të Odave të Investimeve të Ballkanit Perëndimor-6, USAID-i, më pas Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, Qendra për Evropën, Këshilli Atlantik, si dhe disa institucione financiare ndërkombëtare, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Botërore.
Më pas, në orën 12:15 është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp./albeu.com