Rama krahason vrasjen e Klodian Rashës me viktimat e 21 janarit: Ne të paktën kërkuam ndjesë!

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në Open ka komentuar strategjinë e përdorur në fushatë, ku përmes ironisë ka përmendur presidentin e vendit, Ilir Metën dhe përfaqësuesit e opozitës.

Ndër të tjera ai ka përmendur edhe rastin e vrasjes së Klodian Rashës nga policia, duke e krahasuar me 21 janarin.

“Ne kërkuam ndjesë, ministri i Brendshëm dha dorëheqjen, kurse ata nuk bënë asgjë për viktimat e 21 janarit”-u shpreh Rama. /albeu.com/

 


Shtuar 23.04.2021 22:59