Kryeministri Edi Rama është shprehur se patriotizmi fillon nga mbrojtja e mjedisit, duke e mbajtur pastër dhe duke mos hedhur plehra në rrugë.
Komentet Rama i ka bërë përmes një reagimi në Facebook, ku ka publikuar foto nga aksioni i pastrimit ditën e sotme në Durrës, Sarandë dhe Fier.
“Faleminderit për angazhimin në Planin Kombëtar të Pastrimit. Patriotizmi fillon nga mbrojtja e mjedisit të vendit tënd, në radhë të parë duke mos i hedhur plehrat rrugëve, parqeve, plazheve, po duke e konsideruar tokën e atdheut dysheme të shtëpisë që e ke trashëgim nga ata që e banuan para teje dhe duhet t’ia lesh të pastër atyre që do të vijnë pas teje…”, shkruan Rama./albeu.com/