Kryeministri i vendit Edi Rama, ditën e sotme thirr një konferencë urgjente për të përcjellë shqetësimin e tij për situatën në Kosovë.
Rama tha se është në lojë fati i Kosovës që rrezikon të tkurret dhe i bën thirrje për arritjen e dakordësisë me Serbinë, mbështetur në draftin e propozuar nga Franca dhe Gjermania: Statuti i Asociacionit të Komunave serbe.
Ai gjithashtu tha se po lutet që Kosova mos sanksionohet nga ndërkombëtarët për shkak të qëndrimit që po mban.
Rama: E humbura e madhe është Kosova, Serbia po bën atë që ka bërë edhe herë të tjera. Kosova po bën dicka që s’e ka bërë kurrë më parë dhe po fajësohet nga të gjithë aleatet strategjike të kombit shqiptar. Në kushtet kur marrëdhëniet po marrin gjithnjë e më shumë tone alternative, dhe uroj lutem të mos ndodhë do të sanskionohet për qëndrimin e saj. Jam këtu për të ndarë një fakt të panjohur. E kam ditur me kohë që nyja gordiane e dialogut do ishte asociacioni dhe bindja ime eshtë se asnjë nga palët nuk e do dhe do bëjë çmos ta shtyjë në pafundësi duke mbajtur hapur krizën. Besoj cdo ditë e më shumë se krijimi i tij është celësi për të hapur derën e afirmimit ndërkombëtar të republikës së Kosovës, njohjes nga të gjithë dhe uljes së saj në forumet ndërkombëtare dhe njohjes me Serbinë.
Rama gjithashtu deklaroi se do ta mbështesë deri në fund Albin Kurtin, por theksoi se është e domosdoshme që policia të tërhiqet nga godinat.
Rama: Albin Kurtin do ta mbështes deri në fund deri në njohjen e ndërsjelltë. 5 vende në mes të Europës nuk e njohin akoma. Në vend që merrmi me këtë, merremi me policët dhe godinat bosh. Me 4 kryetarë komunash që e kanë mbaruar misionin e tyre. Duhen shpallur zgjedhje të reja pa humbur kohën për të treguar vullnet dhe për të deskaluar situatën. Duhet tërhequr policia menjëherë, nuk ka ca bën atje, të rrijë në godina bosh.
Edi Rama njoftoi më herët konferencën urgjente, por nuk bëri të ditur se për çfarë ishte thirrur.
Kujtojmë se 6 ditë më parë u arrestua sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, nën akuzën për korrupsion, pasi dyshohet se ka abuzuar me një tender.
Në pranga bashkë me Joana Duron ka rënë edhe Laura Shteto, me detyrë specialiste.
Rama reagoi më herët për arrestimin e dy zyrtareve duke theksuar se ishte vetë PS që hapi kutinë e Pandorës. Ai e konsideroi një rast të rëndë, ndërsa shtoi se nuk ka kompromis me askënd kur bëhet fjalë për shkelje.
Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku socialist i Durrësit u arrestua po me urdhër të SPAK dy ditë më parë.
Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua me urdhër të SPAK së bashku me 8 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe një ndërtues.
Kryeminisrti reagoi një ditë pas arrestimit të tij dhe tha se po goditen njerëz të lidhur me pushtetin.
Rama: Duhet bërë durim edhe në luftën kundër korrupsionit, sepse kemi hyrë në një fazë të re, ku për herë të parë në histori po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo nuk është e lehtë, sepse nuk ndjehesh mirë, kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje dhe tani është krah prokurorit dhe gjykatësit. Por edhe kur shikon që mund të përdoret forca e pushtetin për të bërë gjëra që nuk duhet. Kurrë s’ka ndodhur më parë. Për këtë ne duhet të jemi krenarë për PS dhe kontributin që japim.
Gjithashtu një temë tjetër e nxehtë janë dhe zhvillimet në veri të Kosovës.
Tensionet në veri u rritën, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, bënë betimin në shkolla dhe ndërtesa të tjera komunale, për shkaqe sigurie.
Kurse më 26 maj, ata u asistuan nga Policia e Kosovës, pasi grupe të banorëve vendas kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat në ndërtesat komunale që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë.
Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar fuqishëm vendimin e Qeverisë së Kosovës, siç kanë thnënë, “për të hyrë me forcë” në ndërtesat komunale në veri. NATO-ja kërkoi shtensionimin e menjëhershëm të situatës.
Nuk dihet ende se cila është tema që largoi Ramën nga Kuvendi dhe e “detyroi” të zhvillojë konferencën urgjente./Albeu.com.