Rama: Fshatrat nuk kanë pasur 24 orë ujë as kur “non grata” ishte komunist

Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur sulmet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Rama e ka “thumbuar” atë për shpalljen “non grata” së fundmi edhe nga Britania e Madhe.

Në takimin me kryebashkiakët në Pogradec, në lidhjet me lajmet e reja për shoqërinë e shoqërive të Ujësjellësve në bashkitë e qarqeve Gjirokastër, Lezhë, Fier, Elbasan, Lushnje.

Gjatë fjalëve të tij, Rama tha se fshatrat në Shqipëri nuk kanë pasur asnjëherë 24 orë ujë, edhe kur “non grata”, që i referohet Berishës ishte komunist.

“Fshati nuk kanë pasur 24 orë ujë në ditë edhe kur “non grata” ishte komunist. Sot kemi 24 orë ujë në zonat që janë afër zonave urbane.

Kjo është një nga ato që janë për të cilat historia do të jetë falënderuese për PS. Kjo është ajo për shqiptarët do të shohin hajër pas 30 vitesh, në rast se do të ketë sukses të bëjë të udhëtojë më tutje”, deklaroi Rama./albeu.com/

 

 


Shtuar 22.07.2022 20:03