Rama foli për arritje, reagon Meta: Shumë shpejt e vërteta do t’i shkërmoqë haurin e korrupsionit dhe kotecin e gënjeshtrave

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama renditi disa nga ato që ai i quan arritje të Partisë Socialiste gjatë këtyre viteve qeverisje.

Meta ka komentuar Kongresin e Partisë Socialiste me një shprehje të ish-kongresmenit amerikan Ronald Ernest Paul.

“Në perandorinë e gënjeshtrave, e vërteta është tradhti”, është citati që ka zgjedhur presidenti për të ironizuar Kongresin.

“Shumë shpejt e vërteta do t’i shkërmoqë haurin e korrupsionit dhe kotecin e gënjeshtrave”, shkruan Meta bashkangjitur fotografisë.

Kujtojmë se presidenti Meta u përplas në distancë me disa funksionarë socialist, pasi këta të fundit e sulmuan gjatë fjalës së tyre në Kongres./albeu.com/