Kryeministri Edi Rama, në konferencën për media, është pyetur nga gazetarët në lidhje me fatin e Ervis Martinajt, se kur policia do të dalë në deklaratë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me të.
Rama tha se ende nuk ka prova nga ana e policisë, ndërsa shtoi se sapo të ketë do të ketë dhe një komunikim zyrtar.
“Di t’ju them që në momentin e parë që do të ketë prova do të ketë komunikim. Dhe përderisa nuk ka komunikim do të thotë se nuk ka prova”, tha Rama./albeu.com
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/822159668955085