Rama flet sërish për 21 janarin: Drejtësia mund të vonojë dhe pak, por në fund nuk ka për të munguar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ndërsa ishte në Vlorë ku po zhvillohet Asambleja e zgjeruar i PS, foli sërish për jetimet e 21 janarit.

Rama u shpreh se drejtësia mund të vonojë dhe pak, por në fund nuk ka për të munguar.

Ore janë nja dy djem atje që fillojnë të duartrokasin dhe nuk ndalojnë më, kam përshtypjen që nuk dëgjojnë ca them dhe por vetëm duartrokitjen, dhe duartrokasin dhe nuk ndalojnë, çuna përqendrohuni te teksti dhe jo te zhurma e duartrokitjeve. Askush nuk është më i paprekshëm në vendin tonë. 21 janari nuk ka ndodhur dje, por para shumë vitesh dhe ne e dimë se sa e rëndë është që të vijë 21 janari tjetër dhe tjetri… dhe ata të cilët duhet të përgjigjen për atë krim, të vazhdojnë të përqeshin viktimat.

Nga ana tjetër askush nuk duhet të harrojë se në këtë sistem, drejtësinë nuk e bën as partia, as qeveria, as kryeministri, por e bën drejtësia. Nëse sot ka një arsye për t’u ndjerë të…

Nëse sot ka një arsye për t’u ndjerë disa të lehtësuar në raport me 21 janarin, e para rruga e drejtësisë është hapur dhe se sot drejtësia mund të vonojë edhe ca por nuk ka për të munguar. 21 janari është një krim shtetëror dhe duhet të përgjigjen jo vetëm ata që tërhoqën këmzën, por në radhë të parë ata që urdhëruar hapjen e zjarrit”, tha Rama.


Shtuar 27.11.2023 17:34