Rama e quajti mizë kali, Salianji: Na u drejtua me gjuhë rrugaçi

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka folur për mediat jashtë parlamentit, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj tij.

Salianji tha se Rama iu drejtua me një gjuhë rrugaçi opozitës dhe e kërcënoi me një gjyq që e ka hapur vetë, por se nuk trembet nga mbrojtja e interesit publik.

Sipas tij, përballja do të bëjë që kryeministri i shfazuar të kthehet në binarë. Ai i bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës.

“Asnjë nga këto nuk ndodhi sepse km në ditën që duhej të kujdesej për qyt u kujdes për një tjetër megaaferë korruptive. Kërkon të marrë mijëra metra katrorë tokë dhe miliona dollarë për t’i kaluar në xhepat e njerëzve afër tij. E dëgjuat me një gjuhë rrugaçi si i drejtohej opozitës. Pa diskutim ngjarja tjetër e cila është paralajmëruar, se si km nga foltorja e parlamentit mendon se më kërcënon që e ka hapur vetë. 20 minuta pasi km e bëri këtë kërcënim, Gjykata e Apelit solli një njoftim që për të njëjtat kërkesa procedurale, duke ndjekur një standard tjetër. Do jemi në proces gjyqësor nëpërmjet avokatit. As më tut që të tërhiqem nga mbrojtja e interesit publik dhe dinjitetit të kujtdo që është në atë sallë. I drejtohet me atë gjuhë si i shfazuar. Mendon se është me ata që ka rreth e rrotull që i komandon dhe i sjell vërdallë si kukulla. Shqetësimi kryesor i km me sa duket është dhe protesta e 12 nëntorit, për të cilën gjej rastin të ftoj çdo qytetar që t’i bashkohet. Përballja do të bëjë që një kryeministër që është i shfazuar dhe kontrollin çdo institucion të vijë në binarë”, deklaroi Salianji.


Shtuar 9.11.2022 13:49