Rama: Dy frontet e mëdha të qeverisë, pasojat e tërmetit dhe pandemia

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit qeverisës “Rama 3” tha se dy frontet më të mëdha për kabinetin janë zhbërja e pasojave të tërmetit dhe pandemia.

Kreu i qeverisë u zotua se, brenda vitit 2022 do zhbëhen të gjitha pasojat tërmetit dhe nëpërmjet vaksinimit masiv do të dilet nga lufta rraskapitëse për pandeminë.

“Kemi ende dy fronte të mëdha, të zhbëjmë përfundimisht pasojat e tërmetit, dhe nga ana tjetër frontit për të dalë nga lufta rraskapitëse për pandeminë. Ato që presin strehimin në shtëpi ky është një nga prioritet e qeverisë sonë. Pani ynë nuk ndryshon në 2022 do të mbyllë përgjithësisht tërësinë e të gjitha plagëve të tërmetit. Deri në ditën e kapërcimit të gjitha familjet e prekura që janë në pritje do vijojnë që të marrin nga shteti bonusin e qirasë.

Nuk ndryshon as plani i vaksinimit masiv dhe për gjithë popullin. Falë vaksinimit të vazhdueshëm. Dje kemi marrë lajmin ë miratimit të green paas digjital për qarkullimin në Europë dhe gjenerohet në E-Albania. Që të vaksinohen pa humbur kohë që të shpëtojnë jetën, edhe për të lëvizur lirisht jashtë vendit.

Opozita dhe mediat të kërkojnë nga qeveria çdo informacion të mundshëm zyrtar para se të publikojnë gjëra të gënjeshtrat. Qeveria do të vendosë një kanal të posaçëm informimi për çdo akuza që lidhet me interesin publik. Formati me akuza flakë për flakë, me konferenca shtypi, për ne konsiderohet praktikë e mbyllur. Cilido që të jetë i interesuar të dijë qëndrimin tonë do ta gjejë të shkruar me përgjegjësi institucionale nga çdo autoritet. Asnjë nuk do përdorë as mandatin as kartonin, akuzat e gjykimet e organeve të drejtësisë”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 16.09.2021 10:44