Kryeministri Edi Rama nga Kukësi ka komentuar edhe mbështetjen e qytetarëve të kësaj zone për Partinë Demokratike.
Kreu i qeverisë në një takim me strukturat e ka cilësuar si tifozllëk të verbër simpatinë e kuksianëve për PD. Kreu i qeverisë nuk ka hezituar të ironizojë sërish kundërshtarët në opozitë.
“Tifozllëku i verbër. Këtu jemi në Kukës dhe ka një tifozllëk të verbër. Të jesh tifoz i verbër në ato 30 minuta kur luan skuadra jote është ok. KukëSI me Baecelonën, je me Kukësin, me Juventusin je me Kukësin. Kut mbarojmë ato 90 minuta jeta vazhdon. Në atë që vazhdon nuk mund të jesh tifoz i një partie sic je me një skuadër futbolli. Një parti që bën të humbasëssh shanse mundësi, ndikon në jetën tënde. Është shumë e habitshme tifozllëku partiak sepse normalisht kur njeriu në këtë kohë që nuk është koha e dikurshme e ideologjisë, por është një kohë prakticiteti kur voton duhet të bësh një zgjedhje. Është njësoj si zgjedhja kur bën për hidraulikun kur ke probleme në shtëpi. ti përpiqesh atë që ta bën më mirë.
Është habi e madhe si mund yë zgjidhet skuadra tjetër. nuk dua të hyj në emra se dalin e teprojnë ata nga udhëheqja, që nga Saliu, Monika, Idrizi, Mesila, Ndoka, Paloka, ku shkohet me gjithë këta emra. Është hata e madhe, vetëm për punë s’janë. Po të ishin do kishin treguar. Po të pirë një gotë me ullinj natyrisht që dash shehi është i lezetshëm deri te gota e dytë. Në këtë sens unë them që është koha që shqiptarët të ndahen nga tifozllëku”, tha Rama.