Kryeministri Edi Rama ka është larguar ng Kuvendi vetëm pasi ka qëndruar 45 minuta, ndërkohë që mocioni me debat sapo ka filluar.
Ai mori fjalën për çështjen ‘McGonigal’ dhe ai ka mohuar çdo bashkëpunim në kundërshtim me ligjin, megjithatë e pranoi se është takuar plot 14 herë me ish-agjentin e FBI, si është përmendur 14 herë në aktakuzë.
Pasi mbylli fjalën e tij, Rama u larguan nga salla e Kuvendit ndërkohë që nuk pranoi të merrej më me sqarime të tilla për opozitën.
“Ku është krimi që unë kam ngrënë darkë me McGonigal? Ku është krimi që unë e kam takuar atë në Shqipëri? Të zezat e tua janë të zezat e te gjithëve. Jo vetëm që s’keni pikën e respektit për ata që ju dëgjojnë. Je i mbytur që mbyt. Jeni 2 muaj që kërkoni ku je, ku je. Në një nga takimet McGonigal më tha që të kem kujdes në lidhje me paratë ruse që futen në Shqipëri. Po të kisha më shumë informacion për paratë ruse në PD s’do i fshija”, tha Rama ndër të tjera gjatëfjalës së tij.