Pas dëshmisë së kryeministrit Edi Rama, kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, ka dalë në një deklaratë për media ku është shprehur se sot ka dëgjuar sesi një dëshmitar mbron korrupsionin. Më tej u shpreh se çdo shqiptar e di se 430 milionë eurot u janë dhënë tre të shpallurve në kërkim, Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalljës.
“Të tre impiantet i kushtojnë buxhetit të shtetit 430 milionë euro, ajo që dëgjuam për 10 orë është se si dëshmitari e mbronte korrupsionin, refuzoi të përgjigje se si ka mundësi që koncensioni i jepet një kompanie në shkelje të ligjit. Komisioni i ka provat i ka administruar, ka parë që këta inceneratorë nuk funksionojnë edhe sot që flasim. Si ka mundësi që një kryeministër vijon të jetë krenar për çdo aferë e nismë korruptive kur ka ministra në burg. Në çdo vend, kryeministri do të ishte dorëhequr, ajo që kuptuam ishte se Rama nuk do të mbrojë askënd tjetër përveç vetes së tij. Sot doli në pah që firmën e ka hedhur me vetëdije, ai ka pasur qëllime për t’ua dhënë këtyre kompanive, ka firmosur dhe ua ka dhënë, ai e di se çfarë ka ndodhur, që nuk incenerohet, që janë projekte në letër e që përdoret për pastrim parash. Sot e gjithë propaganda e tij ishte se përse ia keni mbushur mendjen shqiptarëve që janë 430 milionë euro, sot të gjithë e dinë. Nuk ka shqiptar që të mos e dijë që 430 milionë euro i kanë marrë tre persona të shpallur në kërkim. Aktroi nga fillimi deri në fund.