Ylli Rakipi replikoi ashpër me nënkryetarin e PD, Agron Gjekmarkaj në studion e emisionit “Të Paekspozuarit’ në MCN Tv.
Rakipi e pyeti Gjekmarkajn se përse PD nuk flet për oligarkët, njëlloj si në kohën e Lulzim Bashës. Më pas debati mori tone më personale. Gazetari i kujtoi se ka patur qëndrim krejt tjetër për Sali Berishën por tani flet mirë për të pasi “kërkon vota aty”.
Pjesë nga debati
Ylli Rakipi: Nuk ke lënë gjë pa thënë për Sali Berishën tani do disa vota atje. Mund të të nxjerr videon.
Agron Gjekmarkaj: Ti ke ndryshuar disa herë i dashur në këto 34 vite.
Ylli Rakipi: Çfarë kam ndryshuar unë?
Agron Gjekmarkaj: Ke ndryshuar pozicione, qëndrime.
Ylli Rakipi: Çfarë pozicioni kam patur unë?
Agron Gjekmarkaj: Si gazetar.
Ylli Rakipi: Ja ta them unë. Unë kam patur një gazetë. Që ta dëgjojë edhe populli shqiptar. E mbylla për pjesën e partizanllëkut me ju. Jo me ty se ti ishe në pelena në atë kohë.
Agron Gjekmarkaj: Kam shkruar edhe te gazeta jote.
Ylli Rakipi: Ke shkruar. Staf i mirë, i bukur ishte, por jo më shumë për gazetën dhe për këtë arsye e mbylla. Tani bëj një program, por e bëj ashtu siç e mendoj unë, në liri.
Agron Gjekmarkaj: Ke qëndrime herë pas here të ndryshme.
Ylli Rakipi: Po, po. Po çfarë tani të vij aty poshtë ballkonit edhe unë, me ata 40 veta që rrinë poshtë ballkonit?
Agron Gjekmarkaj: Liria nuk është vetëm këndvështrimi juaj për të, është përtej nesh.
Ylli Rakipi: Po kush s’po të respekton lirinë ty? Unë kam një orë e ca që të kam thirrur dhe po flet. Dhe të paktën turp si pedagog, nuk më ke thënë gjë, jo si..
Neritan Sejamini: Po ai është politikan.
Ylli Rakipi: Po çfarë politikani? Ai s’më ka thënë një gjë të më mbetet në mendje.
Agron Gjekmarkaj: Po ça të them tani? Të mbush mendjen ty, s’është faji im.
Ylli Rakipi: Ore ti më thua mua që doli nga shinat mosbindja civile dhe u bë e madhe. Po këtë duhet të të vijë turp kur e thua.
Agron Gjekmarkaj: Turpin e mbaj vetë.
Ylli Rakipi: Po mbaje.