Banorë të Qarkut Dibër po kalojnë vijimisht drejt Maqedonisë së Veriut, ku blejnë karburant dhe produkte ushqimore të shportës.
Shkak për këtë lëvizje është bërë çmimi i naftës në Shqipëri, i cili aktualisht arrin në 219 lekë për litër. Për shkak të afërsisë me Dibrën e Madhe, qytetarët po zgjedhin të udhëtojnë me automjetet e tyre për t’u furnizuar përtej kufirit.
Të lidhura
None found
Fluksi i lartë i mjeteve ka sjellë krijimin e radhëve të gjata në Doganën e Bllatës, ndërsa drejtuesit e automjeteve janë përballur me pritje që zgjasin me orë.
Sipas drejtuesve të mjeteve, në Maqedoninë e Veriut një litër naftë shitet për 160 lekë, pra 60 lekë më lirë se në vendin tonë.
Ndërkohë, edhe pse rreth dy muaj më parë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e sistemit “One stop”, ajo ende nuk është ratifikuar nga parlamentet e të dyja vendeve dhe për pasojë nuk ka hyrë në fuqi.
