Presidenti bullgar, Rumen Radev duket se po fiton një mandat të dytë me një epërsi të thellë.
Duket se votuesit në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian mbështetën mesazhin e tij të fortë kundër korrupsionit.
58-vjeçari Radev kryeson ndaj kundërshtarit të tij Anastas Gerdzhikov me rreth 65 % të votave.
Zgjedhjet vijnë në klimën e pakënaqësisë së gjerë kundër korrupsionit të nivelit të lartë që i dha fund qeverisjes dhjetëvjeçare të ish-kryeministrit Bojko Borisov në prill dhe solli si rezultat fitoren e një partie të re kundër korrupsionit në zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar.
Radev, një ish-komandant i forcave ajrore, fitoi popullaritet pasi mbështeti hapur protestat masive kundër korrupsionit ndaj ish-kryeministrit Borisov në vitin 2020.
Ndërsa rivali i tij, e kishte akuzuar Radev se i kishte përçarë bullgarët dhe vendin./albeu.com/