Ra në korent teksa ishte në shtyllën e tensionit, momentet kur zjarrëfikësit shpëtojnë elektricistin (VIDEO)

Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Paskuqan Tiranë, ku një elektricist 55-vjeçar ka rënë në konktakt me rrymën elektrikë ndërkohë që ishte në shtyllën e tensionit.

Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Zjarrëfikësit e Institutit shihet teksa e zbresin 55-vjeçarin poshtë dhe fatmirësisht ai tashme është jashtë rrezikut për jetën dhe  në gjendje të mirë shëndetësore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.10.2021, rreth orës 11:05, në Paskuqan, në rrugën “Fehmi Agani”, duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike elektriçisti shtetasi K. G, 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

=”//www.instagram.com/embed.js”>


Shtuar 19.10.2021 14:10