Disa të afërm të katër viktimave ukrainase kanë braktisur funeralin që mbahej në qytetin e Lvivit, për shkak të alarmit për sulm ajror nga Rusia.
Priftit ju desh të ndërpriste ceremoninë.
Të lidhura
None found
Sipas reporterit të Guardian, Lorenzo Tondo, Pastorit iu desh të ndalonte anëtarët e familjes që të mbanin arkivolet jashtë kishës. Pasi mbaroi alarmi i sulmit ajror, prifti rifilloi ceremoninë dhe arkivolet u çuan jashtë, për t’u varrosur në një varrezë në qytet.
Qindra njerëz morën pjesë në funeralet e katër burrave, të gjithë ushtarë, të vrarë në sulmin vdekjeprurës rus në një bazë ushtarake ukrainase, në Yavoriv, më 15 mars, pranë kufirit polak, ku u vranë gjithsej 35 persona.
Katër burrat ishin të moshave të ndryshme. Më i vogli ka lindur në vitin 1991, më i madhi në vitin 1966.
