Angela Merkel, gjatë konferencës të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, i pështë përgjigjur pyetjes së gazetares nëse Procesi Ii Berlinit ka qenë një dështim.
Pyetja: Quhet dështim nisma e vitit 2014 për procesin e Berlinit? Si do të shkojë fati i kësaj nisme?
Merkel: Jo, nuk e konsideroj si të tillë. Nuk mund të themi që ka mbaruar ndërtimi i autostradave, por projekte janë inicuar. Nuk ka ndodhur gjithçka. Unë jam takuar me përfaqësues të një organizate joqeveritare. Vuçiç dhe Rama nuk kanë pasur shkëmbime, që prej kur u takuan ndryshuan shumë gjëra. Ndoshta disa gjëra marrin më shumë kohë sesa duhej. Shumëçka është në rrugën e duhur./albeu.com