Quajti Alex Seitaj “gay”, Salsano Rrapi reagon publikisht dhe thumbon keq Rezartin (FOTO LAJM)

Aktori Rezart Veleshnja është vënë sërish në qendër të kritikave për shkak të sulmit që i ka bërë aktorit të humorit Aleks Seitaj të cilin e quajti publikisht “homoseksual”.

I ftuar në “Shqipëria Live” Rezart Veleshnja sulmoi kolegun e tij Aleksin teksa e akuzoi se ai është “gay” (homoseksual) për shkak të një roli në një nga paroditë e tij për të rritur.

Rezarti u shpreh se këtë parodi nuk duhet ta shikojnë adoleshentët e madje ngriti pretendimet se përmes saj Aleksi tregon se është homoseksual.

Kanë qenë të shumtë personazhet që i dolën në mbrojtje aktorit të humorit, mes tyre edhe kolegu i tij e i Rezartit, Salsano Rrapi.

Salsano ka dalur në krah të Aleksit në këtë debat dhe madje ka hedhur thumba për Rezartin. Salsano ka postuar një video nga një prej skeçet e tij në “Portokalli” ku interpreton si femër, njësoj si roli i Vezires që ka Aleksi.

“Unë jam Vivi dhe përshëndes Vezieren dhe të gjithë ata aktorë që nuk bëhen dot si Vivian dhe Vezirja.” /albeu.com/

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alex Seitaj (@alexseitaj)

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shqipëria Live (@shqiperialive_tch)

Shtuar 6.05.2021 07:05