Hawaii po përballet me një nga katastrofat më të rënda që kanë ardhur si pasojë e zjarreve të cilat po shkrumbojnë prej më shumë se një jave ishullin Maui. Numri i të vdekurve të konfirmuar ka arritur në 55, por me shumë gjasa bilanci pritet të rritet, pasi me dhjetëra janë të zhdukurit, në zonat që flakët i kanë shndërruar në shkrumb e hi.
Një varg i gjatë prej të paktën 100 makinash u shtri drejt stadiumit Maui’s War Memorial të enjten edhe pse streha filloi të arrinte kapacitetin. Dhjetëra të evakuuarish kanë mbërritur aty dhe kanë ngritur kampin pasi zjarret shpërthyen në ishullin Haëaii, duke shkatërruar lagje të tëra dhe duke lënë shumë banorë pa një strehë mbi kokë. Vullnetarët janë përpjekur të krijojnë një atmosferë komode pavarësisht vapës, por kushtet janë ende sfiduese.
Tom Leonard ka jetuar në Lahaina për 44 vjet. Ai tha për BBC se ka qëndruar në strehë për dy ditët e fundit pasi ka humbur të gjitha pasuritë e tij. Ai nuk e ka idenë se ku do të shkojë më pas. Më shqetësues sesa humbja e pasurisë, janë njerëzit e dashur nga të cilët disa nga të evakuarit nuk kanë informacion nëse kanë arritur të ju shpëtojnë zjarrreve apo jo. Thuhet se qindra janë të zhdukur.
Të pasurit kontakt me njerëzit e tyre të dashur është bëë sfidues edhe nga fakti që shërbimi celular në ishull nuk është i mirë. Njerëzit po bëjnë atë që munden në strehë, duke shkruar emrat e të dashurve të tyre së bashku me informacionin e kontaktit dhe duke ngjitur shënime në tabelat e bardha gjithnjë e më të mbushura me njerëz.
Me emrat e personave që mungojnë, njerëzit në streha kanë pikëpyetje të mëdha për të mësuar nëse familjarët, fqinjtë dhe miqtë e tyre janë gjallë.