“Qeverisë i kanë shpërthyer ujërat e zeza”, Basha ka një thirrje për Edi Ramën (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Kamëz.

Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ushtron presion ndaj SPAK që të mos hetojë aferën korruptive të Inceneratorëve.

Basha tha se Edi Rama është përgjegjësi kryesor për vjedhjen e 430 milion eurove është Rama.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:

Detyra numër një është ajo që i kemi vënë vetes që prej ditës së parë. Që prej asaj dite ku një pjesë jo e vogël e shqiptarëve kishin një fije besimi tek Edi Rama. Detyra e parë e çdo demokrati është të bëjë gjithçka që kemi në dorë për ta larguar Edi Ramën dhe bandën e tij një orë e më parë. Dhe për ta bërë këtë, kemi një sërë detyrash përpara të cilat do të kishin qenë të vështira në çdo rast. E në veçanti, do të kishin qenë të vështira duke pasur parasysh që nuk jemi në një gjendje normale, në një vend normal as me standardet e Ballkanit. Jemi larg standardeve të Kosovës. Edhe sa i takon pluralizmit, edhe sa i takon demokracisë, edhe sa i takon sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, rolit të krimit dhe ndëshkimit të krimit. Na duket Kosova si me qenë një vend i Bashkimit Evropian, krahasuar me standardet ku ja përfunduar Shqipëria me Edi Ramën. Por, përveç kësaj kemi dhe një çështje tjetër e cila ka nisur të zhvillohet në gjirin e familjes tonë. Ka nisur të zhvillohet as për vullnetin tim, as për vullnetin tuaj, as për fajin tim as për fajin tuaj, as për ndikimin tim, as për ndikimin tuaj.

Ju e dini fare mirë që ne si demokratë në çdo betejë që kemi zhvilluar, në çdo arritje që kemi shënuar, kemi kërkuar dhe kemi marrë në masë të madhe mbështetjen e dy partnerëve strategjik pa të cilët ky vend zor do ta kishte të shkëputeshte qoftë dhe formalisht nga zgjedha e diktaturës komuniste dhe këto janë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Dhe me anë të këtyre aleatëve dhe këtij standardi, kemi arritur t’i largojmë jo pak por 300 zyrtarë, duke përfshirë deputet të Kuvendit e kryetar bashkish. Dekriminalizimi, e bënim dot pa atë? Faktor të rëndësishëm, partnerë, jo vetëm politikë, por edhe personal të Edi Ramës nga Tom Doshi tek Vangjush Dako.

Shikoni si ka shpërthyer ujërat e zeza të kësaj qeverie. Të gjithë kauzat tona janë vërtetuar. Drejtësia e tyre, është vërtetuar. Sakrifica juaj për t’i dalë në ballë këtyre kauzave krah për krah njëri-tjetrit, në beteja pafund në këto vite, është vërtetuar. Ku e keni sot yllin në ngjitje Saimir Tahirin? Autorin e kriminalizimit të Policisë së Shtetit, të dhunës barbare të njerëzve të pafajshëm dhe të kanabizmit të Shqipërisë. Ku është? Tek 313-ta. Prit, se është vetëm fillimi. Ky tjetri që e ka mbiemrin Koka, por është bishti. Bishti i çfarë? I aferës më të madhe korruptive jo të Shqipërisë, po të Ballkanit në 30 vite. Kush prej jush nuk e di që këtu në këtë Ballkanin tonë, që nuk shquhet për integritet të administratave, që ka problem të madh korrupsioni. Kush prej jush nuk e di që ka pasur kryeministra që janë dënuar dhe sot mund të jenë dhe në azil politik se kanë blerë një benz 600 mijë euro, apo se kanë pasur një orë dorë të shtrenjtë që nuk e justifikonin dot. Gjithë ju e dini apo jo?

Po kjo, 430 milionë euro. Kur filluam të flisnim për  aferën, a kurset e opozitës, kështu e ka opozita, shikoni si ditë për ditë po dalin faktet. Besoj e keni ndjekur komisionin e inceneratorëve, punën e jashtëzakonshme, që po bëjnë përfaqësuesit tanë në atë komision nga drejtuesja e komisionit nënkryetarja e partisë Jorida Tabaku, e cila në mënyrë të patrembur i ka vënë para përgjegjësisë nga i pari të i fundit deri te dita e fundit e kësaj jave, dhe javës tjetër fillojmë me politikanët, të mërkurën e ka radhën Edi Rama të vijë para komisionit. A e dëgjuat atë personin, që ishte administratori i Fierit dje, kishte firmosur për të marrë 23 milionë euro, jo thoshte nuk është firma ime, po ku janë 23 milionë euro, nuk e di, se mbaj mend, s’më kujtohet

23 milionë euro pa një copë letër, pa procedura, pa ligj, paratë e shqiptarëve, paratë e buxhetit të shtetit, edhe borxh po të ishin prap paratë e shqiptarëve janë, se borxhi në emër të shqiptarët merret. Kishin paguar babain e njërit prej deputetëve 5 herë rrogën e deputetit. Administratori tjetër nuk e dinte që e kishte rrogën 9 milionë lekë në muaj, e mbani mend atë dëshminë apo jo? Një tjetër filloi duke qarë në sallë, dy janë në kërkim, këta dy që janë në kërkim, këta kanë faturuar 28 milionë euro punë të pakryera, 28 milionë euro punë të pa kryera ja kanë faturuar dhe ja kanë marrë lekët dhe kur Farudin Harrapi i famshëm morri në dorëzim, mori në dorëzim, siç mori firmat piramidale, mori në dorëzim inceneratorët, që tani janë skena krimi. Sa lekë gjeti? 5000 euro! Ku kanë shkuar paratë? Se punime nuk janë bërë. Paratë janë marrë para dy vjetësh. Janë marrë në kundërshtim me ligjin. Ku kanë shkuar paratë? Kush i ka marrë këto para? Tani ne të gjithë e dimë se kush është i pari i qeverisë. Ne të gjithë e dimë që, sensi i tij i hakmarrjes politike, e kush më shumë se ju këtu në Kamëz, a në Paskuqan, nuk e di, që sensi i tij i hakmarrjes politike e shtyn deri në detajet, që është e turpshme të merret dhe një gjimnazist, jo më një kryeministër. Është kështu apo jo? Që kundërshtari politik shkon edhe kundër ligjit, ti prishë shtëpinë apo ta nxjerre nga puna, apo ta nxjerrë mes katër rrugëve. A ka mundësi një njeri, që merret me detaje të tilla, një njeri që, siç i ka dalë nami, nuk ka tender mbi 1 milion, që nuk merret vetë personalisht, t’ia kenë ngjyer gishtin ministrat prapa shpine me 430 milionë euro? Si ua ha mendja ju? A ka mundësi që kjo aferë të zhvilloheshe pa dijeninë dhe pa bekimin e tij? A ka mundësi një qeveri, edhe qeveria më e zhvilluar e botës, brenda 8 orëve, të nxjerrë 17 vendime? Të hapi garën, të vlerësojë ofertën, të mbylli garën, të shpalli fituesin, të mbylli kontratën dhe pastaj të bëjë pagesën, për një punë që kishte dy vjet pastaj që nuk kishte filluar?

Kush janë këta njerëz? Kush është administratori i inceneratorit të Fierit? A e patë dje që kishte harruar , që ishte bashkë-aksionar me Arben Ahmetaj tek kompania e famshme “Hermes”? E mbani mend  “Hermes apo jo? Unë e mbaj mend mirë, se kam kandiduar përballë tij në 2005, në Tiranë. As ai se mbante mend. I kanë harruar të gjitha. Amnezi totale!

Tani me logjikë të ftohtë më thoni:  a ka vend ku vepron drejtësia, ku drejtësia i ka duart e lira, ndërkohë që kryeministri i vendit është kapur vetë në krye të një afere 430 milionë euro? A mundet drejtësia ta bëjë punën e saj? A mundet prokuroria, policia gjyqësore ta bëjë punën e saj? A munden hetuesit ta bëjnë punën e tyre? Si ua ha mendja? Po të ishte e pavarur?

Sigurisht që ne do të shtyjmë dhe do të mbështesim çdo hap që godet korrupsionin, për këtë s’ka asnjë diskutim. Por çfarëdo drejtësie të ishte, më besoni, edhe në vendin më të zhvilluar të botës,  e ka të pamundur të veprojë , kur një njeri me kaq shumë pushtet, siç është kryeministri i vendit, është në mes të aferës? Dhe çfarë ka ndodhur?  Kryeministrat kanë dhënë dorëheqjen me më pak se aq, për ti hapur rrugë hetimit. Aq më shumë ata që e deklarojnë veten të pafajshëm! Aq më shumë ata që thonë nuk e dija unë që gjysma kabinetit paska ngjyer gishtin prapa shpinës time! Sikur për asgjë tjetër, vetëm për faktin që njëri pas tjetrit, ministrat e tij, sekretari i tij i përgjithshëm, si i partisë, edhe i kryeministrisë, të dy, drejtorët e përgjithshëm, po dalin të përfshirë në këtë aferë. Vetë qenia e Edi Ramës në krye të qeverisë, përbën një pengesë për një hetim serioz dhe të besueshëm. Edhe sikur ky të ishte duar-jashtë. Edhe sikur ne ta donim fort. Thjesht dhe vetëm për parimin më të shenjtë të drejtësisë, që nuk mund të veprojë, dhe nuk po vepron. E kundërta po ndodh. Dhe dua ti bëj sonte, dua ti bëj sot një thirrje, këtu nga Kamza; hiq dorë nga kërcënimi i prokurorëve të SPAK-ut! Ta dëgjojë mirë këtë mesazh, dhe ta kuptojë që nuk ka gjë që s’merret vesh. Hiq dorë nga kërcënimi i prokurorëve të SPAK-ut! Por kjo është një arsye më shumë, se pse Edi Rama nuk mund të jetë më asnjë orë të vetme, kryeministër  i Shqipërisë. Se dhe vetë procesi,  i hetimit të vjedhjes së shekullit, nuk mund të shkojë në përfundimin që duhet të shkojë, për hir të atyre parave që  janë buka e fëmijëve të shqiptarëve. Janë pensionet e gjyshërve dhe gjysheve tona, janë spitalet e rrënuara, është sistemi arsimor në kolaps, është shpresa që vritet përditë, është Shqipëria që zbrazet. Pa largimin e këtij kryeministri, nuk mund të ketë sukses hetimi, nuk mund të shkojë deri në fund, nuk mund të shkojë deri aty ku duhet të shkojë. Pse? Sepse të gjitha provat faktojnë, që ky jo vetëm po e pengon hetimin, për të mbrojtur ata që tanimë kanë rënë në rrjetën e hetimit parlamentar të partisë demokratike. Por ky vetë po provohet si koka e aferës.

Sa sulme kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë përditë, kundër nesh, kundër partisë demokratike, kundër demokratëve, kundër drejtuesve tanë, kundër përfaqësuesve dhe drejtuesve tanë në atë komision? Kujtdo që ka hapur gojën kundër kësaj afere! Këto 6 vite, e mbani mend apo jo? Kanë qenë 6 vite të mbushura me ngjarje. Sa para kanë paguar! Po iu dalin tani sa para kanë paguar! Sa para kanë paguar me konto, pa lëre KESH-in, për mediat. E kam thënë edhe një herë tjetër. Ç ‘punë ka një djegës plehrash të bëjë reklamë?! Njësoj sikur një banjo publike të bëjë reklamë. Ç ‘punë ka të bëjë reklamë?! Reklama ishte mjet për ti mbyllur gojën medias, dhe jo vetëm kaq, por edhe për të censuruar opozitën.

Gjithë këto sulme që kemi mbajtur në raport me inceneratorët, në raport me kanalizimin dhe kriminalizmin e Policisë së Shtetit, të shtetit, të Shqipërisë.

Të gjitha këto po provohen kauza të drejta, jo për hirin tonë, jo për të mirën tonë, sepse përkundrazi gjithsecili prej nesh këtu ka paguar një faturë kush më të lartë e kush më të ulët, për një kauzë shumë më të madhe, për kauzat e shqiptarëve.

Sepse kjo është detyra jonë. Kjo është ajo që na ka mbledh këtu së bashku sonte e na mbledh bashkë kudo nga Shkodra në Vlorë, nga Durrësi në Korçë. Na mbledh vetëdija se shqiptarët nuk kanë asnjë mburojë tjetër përveç Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Dhe mu në mes të kësaj beteje, në vend që çdo energji dhe fuqi e jona të fokusohet ndaj armikut numër 1 të mirëqenies së shqiptarëve, që po I gërryen vatrat e shqiptarëve, po I zbraz shtëpitë e tyre dhe tavolinat. Në mes të kësaj beteje duhet të durojmë edhe disa që vijnë vërdallë dhe nga mëngjesi deri në darkë vetëm shpifin dhe gënjejnë.

Shpifin dhe gënjejnë, sulmojnë dhe denigrojnë këdo që nuk mendon si ata. Janë një grusht I vogël njerëzish I cili përbëhet nga dy pjesë.

Një pjesë të cilët unë do ta quaja më të vogël, janë njerëz që kanë përfituar sa herë PD ka qenë në pushtet. Kanë përfituar nga sakrificat e demokratëve dhe këtë unë e kam thënë përpara, e kam thënë që në Kuvendin e parë të PD, ju e mbani mend shumë mirë, por duhet ta kisha thënë shumë më qartë. Se atëherë fola për drejtorët që shikonin nga xhamat e zinj me arrogancë, por nuk ishin vetëm drejtorët.

Dhe nuk është se vetëm shikonin me arrogancë përtej xhamave të zinj, bënin shumë më shumë se aq. Abuzonin me pushtetin në emër të PD. Ndërkohë që demokratët vuanin për një vend pune, për një bursë studimi, për legalizimin që vetë e premtuam, e bëmë ligj dhe papritur ligji u fut në vitrinë në vend që të zbatohej.

Dhe një pjesë tjetër njerëzish të cilët nuk mund ti ngarkoj me mëkate të tilla por që janë tërësisht të manipuluar sepse nuk mendojnë me mendje por manipulohen në emocion.

Dhe kjo është një kohë shumë bujare për tu manipuluar me emocionet.

Pse?!

Masakra e 25 prillit është një padrejtësi kombëtare jo vetëm ndaj demokratëve por ndaj gjithë shqiptarëve.

Revanshi I Edi Ramës dhe I klikës së tij pas 25 prillit, të gjitha bashkë pa diskutim që krijojnë një gjendje emocionale.

Por detyra jonë është që këtë emocion, këtë zemërim ta kthejmë në kapital politik për të  marrë shumicën dërrmuese të shqiptarëve dhe për të përmbushur atë mision që deklarova në fillim të këtij takimi, për të hapur rrugë demokracisë, legjitimitetit, duke larguar këtë regjim, duke pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, jo duke manipuluar ti për hallin personal, kujtdo qoftë.

Këtu duhet të jemi të qartë. Këtu nuk ka vend për paqartësi. Kush është I paqartë për këtë ose s’bën për politikë ose I djeg miza nën kësulë.

Ka një PS, ka një LSI.

Ka një dhe vetëm një PD.

Dhe kjo PD ka marrë vendime të mëdha, me legjitimitet të plotë në Kuvendin Kombëtar të 18 Dhjetorit: Vendim për tu ndarë  nga hijet e të shkuarës,

Vendim për të zgjedhur të ardhmen,

Vendim që edhe para 30 vitesh ishte e pakëndueshme pa aleancën me SHBA dhe BE,

Vendim për të dekomunistizuar një herë e përgjithmonë shoqërinë shqiptarë, duke nisur nga vetja jonë si detyrim madhor ndaj të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre, si një detyrim madhor ndaj shoqërisë shqiptare.

20 Shkurti, dita simbol e rënies së shtatores së diktatorit është dita për ta rinovuar, ndonëse kanë kaluar 31 vjet e gjysma e të pranishmeve në këtë sallë ndoshta nuk kishin lindur atë ditë, por gjithë të tjerët që kemi qenë, unë 16 vjeç e kusur, e disa prej jush sa ç’jam unë sot, e kemi për detyrim jo thjesht ta rinovojmë si zotim por t’ja ngarkojmë grupit parlamentar të PD, detyrën që të paraqesë të gjitha masat parlamentare për demokunistizimin e plotë të shoqërisë shqiptare.

Duke përfshirë vetingun e politikanëve dhe funksionarëve në të gjitha aspektet, të pasurisë, të dekriminalizimit dhe të rolit të tyre gjatë diktaturës. Pra, miqtë e mi jemi në një agjendë të shumëfishtë, por çdo aspekt e kësaj agjendë e këtij programi politik ka të bëjë me fatet e Shqipërisë dhe fatet e shqiptarëve, me fatet e komshinjve tuaj dhe familjarëve tuaj në Kamzë, Paskuqan, në Tiranë e kudo.

Thelbi i kësaj agjende politike është ky aksion i cili ka marrë një dimension të plotë e po shtrihet kudo, ti rikthejmë politikës fytyrën njerëzore, t’ia rikthejmë politikën qytetarëve dhe vetëm kështu mund të rikthejmë ligjin, barazinë para ligjit, fundin e pandëshkueshmërisë politikanëve të pandëshkuar. Vetëm kështu mund ti japim fund horrorit të një vendi që në vitin 2022 Kryeministri dhe një grusht ministrash vjedhin 1/10 e buxhetit të shtetit dhe bëjnë sikur nuk kanë bërë asgjë.

Dy nga zotimet tona të para disa muajve kanë hedhur hapin e parë.

Në parlament janë detyruar, ndryshe nga sa thonë, të pranojnë komisionin parlamentar për reformën zgjedhore dhe komisionin parlamentar për reformën territoriale.

Njësoj si në komisionin e inceneratorëve ne do të luftojmë fuqishëm për shqiptarët, do të luftojmë fuqishëm që shqiptarëve tu mundësohet një sistem zgjedhor që iu garanton dinjitetin, lirinë, fshehtësinë e votës, të paktën si në Kosovë, ku siç e shikoni brenda një jave janë në gjendje të organizojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Nuk do të lejojmë ne as LSI-në, as bishtat e tjerë të përfitojnë, ndërkohë që ne jemi në betejë me Edi Ramën, në betejë me korrupsionin më të madh në Ballkan në 30 vite, të rrimë duke gërryer me njerëz që kanë humbur çdo vetëdije demokrati dhe që shërbejnë pa pikë dinjiteti, shpeshherë edhe të paguar njësoj siç bën kundërshtari politik.

Tani ta mbyll me diçka që ma mbush zemrën plotë, jo vetëm mu, or besoj dhe ju. Gjysmën e sallës e shoh me rini. Faleminderit që jeni këtu! Kjo është Partia Demokratike me vetëdijen që një forcë politike e ka të domosdoshme të ripërtërij vetveten, ja ku i kemi, keni mbajtur prej dore një pjesë prej tyre, janë bijtë dhe bijat tuaja në këto vite, vite suksesesh, vite sfidash, vite dështimesh. Tani janë rritur, janë anëtarët të Forumit, janë anëtarë të Partisë Demokratike, janë në mesin tonë, janë treguesi se Partia Demokratike jo vetëm që nuk do të tkurret, por do të bëhet më e madhe, më e fortë dhe më rinore. E madhe ka lindur, më e madhe do bëhet. Rinore ka lindur, edhe më rinore do të bëhet. Kjo sigurisht nuk do të thotë që ne do të harrojmë kontributet, sepse betejat e zhvilluara nga themeluesit, nga qëndrestarët, nga njerëzit e përvojave, përfshirë këtë përvojë 8-vjeçare, janë një thesar i vërtetë, i cili i duhet shkëmbyer, i duhet dhënë, është një udhërrëfyes, nuk është diçka që jepet brenda natës, as brenda javës. Por iu ftoj që të bëni një bashkëudhëtim. Siç e bëni bashkëudhëtimin si prindi me fëmijën, bëjeni dhe bashkëudhëtimin mes themeluesve, qëndrestarëve dhe të rinjve të Partisë Demokratike./albeu.com/


Shtuar 20.02.2022 18:01