Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i pyetur nga gazetarët në lidhje me amnistinë për të burgosurit, ai e ka përjashtuar si fakt për fundvitin.
Në një prononcim për MCN TV, Manja theksoi se amnistia e të dënuarve është ende në fazën e vlerësimit, çka e bën të pamundur miratimin e saj nga Parlamenti brenda vitit 2022.
Pyetja: Do ketë amnisti këtë vit?
“Jo. Jemi në fazën e vlerësimit. Do të kemi një amnisti, por për këtë vit, Parlamenti një ose dy seanca ka”, tha Manja./albeu.com