Qeveria merr nismën e re për punonjësit e administratës, kush dhuron gjak 2 ditë pushim

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një komunikimi për mediat ka bërë publike edhe vendimet e marra gjatë mbledhjes.

Një nga vendimet e fundit të qeverisë ishin në lidhje me dhurimin e gjakut për fëmijët talasemikë në vend.

Manastirliu tha se objekt i vendimit janë punonjësit e administratës, të cilët dhurojnë vullnetarisht gjak.

Sipas vendimit, pritet që të caktohet një kalendar i posaçëm për këta punonjës, të cilët do të shpërblehen për dhurimin e bërë duke marrë kështu dy ditë pushimi të paguara nga shteti.

Ministrja ka theksuar gjithashtu se çdokush që dhuron tre herë apo më shumë gjak në vit nga qytetarët, do të ketë mundësi që të bëjë një javë pushime në shtëpitë e pushimit që administrohen nga shteti./albeu.com