Qershori mbyllet me mot të nxehtë, ja sa do të ulen temperaturat në korrik

Sipas Meteoalb temperaturat e larta do të vijojnë edhe në dy ditët e fundit të qershorit.

Fillimi i korrikut sjell rënie të temperaturave me 3 °C, thotë meteorologia Adiola Bami, për Rtv Ora.

Tempetraturat e larta do të vijojnë dhe do të na shoqërojnë deri  në dy ditët e fundit të qershorit. Pritet që sot dhe nesër temperaturat të shkojnë në 39  °C. Dy ditët e fundit të qershorit do të vijojnë të mbeten me temperatura të larta dhe mot të nxehtë.

Moti do të freskohet në tre apo katër ditët e para të korrikut me temperaturat, që do të shkojnë 34 me 35 °C. Duke filluar nga dita e enjte presim rënie me 3 gradë.

10 ditëshi i parë i korrikut pritet të ketë vlera normale, ku vlerat termike do të shkojnë 34 dhe 35 gradë celcius. Në 10 ditëshin e dytë të korrikut temperaturat do pësojnë rritje.


Shtuar 29.06.2021 12:47