Dikur, kohë më parë, nëse ju kujtohet, me të hyrë vera diskutimi kryesorë në tavolinat shqiptare, zyra apo çdo ambient tjetër ishte: “Ku do i kalosh pushimet”.
Por prej kohësh tashmë me thellimin e problemeve ekonomike në vend, pushimet tingëllojnë një term mjaft luksoz për qytetarët e thjeshtë.
Këtë e ka vërtetuar edhe një qytetar në rrugët e kryeqytetit të vendit, i ndaluar nga mikrofoni i “Vox Pop” në Albeu.
Teksa i është drejtuar pyetja se ku do t’i kalojë pushimet këtë verë, qytetari ka shpërthyer menjëherë në revoltën e cila duket që në sytë e tij dhe zërin që i dridheje se po e mundonte dhe i vetmi ngushëllim ishte mikrofoni dhe shpresa se më në fund zëri mund t’i dëgjohej.
“Kemi halle të tjera, se pushime s’do bëjmë që s’do bëjëm, s’kemi me ça i bëjmë. Problemi është shëndetësia që s’po punon fare. Ka që dje në orën 3 që dua të bëj një vaksinë nga kafshimi i qenit…Mbrëmë kam ndenjtur 3 orë në urgjencën e QSUT dhe mire që nuk e kishin ampulën por edhe pasi e bleva në farmaci nuk ma bënin se thonin nuk e kam për detyrë… Te qendra 10 nuk e ka për detyrë dhe te Iraniani thonin se kemi për detyrë, te QSUT se kane per detyre. Është turp i botes për një gjipërë, për nje te kafshuar qeni… Mendoj se më vonë siç ka kafshuar gruan time qeni do kafshoj edhe Ministren. Jam shumë i revoltuar”, shprehet qytetari./albeu.com/