Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Eduart Kondin, i cili tre ditë më parë qëlloi me armë zjarri, në zonën e plazhit në Radhimë.
34-vjeçari qëlloi me armë zjarri pasi u kunfliktua me vëllain e tij i cili kishte ardhur nga Anglia pas mosmarrëveshjeve që kishin me njëri-tjetrin.
Seanca është zhvilluar pa praninë e avokatit Bilbil Maskaj. Ky i fundit është paraqitur në ambientet e drejtorisë së policisë Vlorë për t’u interesuar për klientin e tij. /albeu.com