Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi kë qëlluar me armë në ajër në rrugë.
Sipas mediave vendase, shqiptari ishte i zemëruar ndaj ka qëlluar në ajër në një zonë në periferi të Ternit, dhe më pas carabinierët e kanë arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe shpërthime të rrezikshme.
Pas kontrolleve, të riut iu gjet një pistoletë, model rovole, me plumba brenda, të cilat i kishte fshehur në brezin e pantallonave.
Shqiptari kishte kaluar mbrëmjen nën shoqërinë e një shoqeje dhe pasi e kishtë shoqëruar në shtëpi i kishte kërkuar të dilnin përsëri, por kjo e fundit kishte refuzuar duke irrituar 27-vjeçarin që më pas qëlloi në ajër.
Pas kontrollit në banesë, policia gjeti edhe disa gramë kokainë dhe i riu do të përballet edhe me akuzën për ndalimit për trafik droge.