E FUNDIT/ E konfirmon policia, dhunohet drejtoresha e Bashkisë së Tiranës

Policia e Tiranës bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin M.P., 34-vjeç, pasi akuzohet se ka goditur për shkak të detyrës, Drejtuesen e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës, Erinda Finon.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” i shtetasit M. P., 34 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës shtetasen E. F., 40 vjeçe, me detyrë me detyrë Drejtuese e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. P., 29 vjeç dhe L. K., 32 vjeç, sepse gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” i shtetasit M. P., 34 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës shtetasen E. F., 40 vjeçe, me detyrë me detyrë Drejtuese e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. J., 32 vjeç dhe K. K., 31 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 14.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit:

  1. S., 53 vjeçe, E. Z., 35 vjeç dhe F. C., 28 vjeç, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Më datë 15.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D. Rr., 26 vjeç, pasi duke qenë administrator i një klinike, i ka dhënë një fletë analize për testin covid-19, një shtetasi të paidentifikuar pa kryer tamponin përkatës.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 


Shtuar 16.06.2021 10:38