Qëllohet me armë zjarri në drejtimin e zyrës elektorale të PD-së në Kavajë, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në drejtim të zyrës elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Për pasojë, një person ka mbetur i plagosur. Shtetasi Bledar Okshtuni është qëlluar me armë zjarri në pjesën e këmbës.

Ai është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet për rastin.


Shtuar 19.04.2021 19:29