Qarku i Dibrës/ Mbyllet procesi i numërimit, PS merr 3 mandate, PD siguron 2 deputetë

Në qarkun e Dibrës, ka mbetur edhe vetëm një kuti për t`u numëruar, nga 222 kuti votimi.

Nga të dhënat e përditësuara, të publikuara në faqen e internetit të KQZ, PS renditet e para me 32033 vota, ose 56.18 %. PD-ASHM numëron 21725 vota ose 38.10 %.

Me këto shifra, ndonëse paraprake, socialistët marrin mandatin e tretë, ndërsa PD zbret në 2.

 


Shtuar 13.05.2025 09:35