Putin përpiqet të fshehë “betejën me kancerin”, bën sekret dosjet mjekësore bombë: Frikësohet nga grushti i shtetit

Vladimir Putin në panik ka klasifikuar në mënyrë dramatike të dhënat e dokumenteve që vërtetojnë se ai është trajtuar për kancer.

Thashethemet kanë qarkulluar vazhdimisht se tirani, 70 vjeç është “i sëmurë rëndë”, nxitur nga fytyra e tij e fryrë dhe këmbët që i dridhen.

Dokumentet e spiunazhit të publikuara nga The Sun duket se konfirmojnë se Putin ka kancer dhe sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme.

Tani lideri rus në panik ka klasifikuar në mënyrë të dëshpëruar dosjet mjekësore që zbulojnë një betejë të dukshme me kancerin, pasi ai ka frikë nga një grusht shteti brenda Kremlinit.

Zbulimet prillin e kaluar treguan se kirurgu Yevgeny Selivanov, i Spitalit Klinik Qendror të Moskës, kishte fluturuar te Putin rreth 35 herë në vendpushimin e Detit të Zi, Soçi.

Prova e trajtimit të Putinit nga mjekët e kancerit u konkludua nga ekzistenca e kontratave me spitalin, të cilat ishin të listuara në një faqe interneti të prokurimeve publike ruse.

Tani detaje të tilla janë bërë sekrete, duke penguar njohjen e publikut me kontratat aktuale dhe të ardhshme.

Më herët u pa se Putini shoqërohej nga gjashtë deri në 13 specialistë mjekësorë në udhëtimet e tij.

Mjekët u panë gjithashtu në gatishmëri pranë rezidencave të tij të preferuara zyrtare jashtë Moskës, për shembull në Soçi dhe Valdai.

Bllokimi i të dhënave të kontratave të tilla është zbuluar nga Sirena, pjesë e Radio Liberty.

Grusht shteti në Kremlin?

Ky veprim ka të ngjarë të rrisë spekulimet se Kremlini po fsheh të vërtetën për shëndetin e Putinit gjatë luftës kundër Ukrainës.

Simptomat e kancerit të tiroides përfshijnë shngjirjen e zërit; vështirësi në gëlltitje; dhimbje në qafë dhe fyt; nyjet limfatike të zgjeruara në qafë; një kollë e thatë, ndjenjë gërvishtjeje në fyt.

Ka pasur gjithashtu pretendime se Putin vuan nga kanceri i barkut dhe sëmundje të tjera.

Kremlini këmbëngul se Putini është i shëndetshëm.

Midis mjekëve të emëruar si mjekë të Putinit ishin Dr Dmitry Verbovoy, një ekspert në sëmundjet akute, lëndimet dhe helmimet.

Sir Richard Dearlove i tha The Sun: “Unë mendoj se ne po shkojmë në një fazë tjetër ku do të keni një trazirë politike si rezultat i një lufte që shkoi keq.”

“Mund të ketë një grusht shteti brenda Kremlinit.”

“Unë nuk mendoj se do të ketë një kryengritje popullore në Rusi, por për shkak të situatës katastrofike në të cilën ndodhen, duhet të ketë tensione masive në udhëheqjen aktuale.”/Albeu.com/


Shtuar 14.02.2023 17:55