Putin njohu dy rajonet në pjesën lindore të Ukrainës, reagon Peleshi: Lëvizje ogurzezë për kontinentin europian

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar pasi presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi dekretin për njohjen e dy rajoneve separatise në pjesën lindore të Ukrainës.

“Njohja e rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, nga ana e Putin, dhe njëherë konfirmoi qartazi skenarin rus për dhunimin e të drejtës ndërkombëtare dhe shkeljen e sovranitetit ukrainas. Kjo lëvizje ogurzezë do sjellë më shumë paqartësi për paqen, sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në Ukrainë, por dhe në tërë kontinentin europian. Ne do qëndrojmë të palëkundur në mbështetjen ndaj partnerëve tanë ukrainas, ndërkohë që Aleanca e NATO-s është më e bashkuar se kurrë“, shkruan Peleshi.


Shtuar 21.02.2022 23:32