Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Ukraina kishte devijuar nga marrëveshjet e arritura në bisedimet e paqes në Stamboll duke i quajtur një “rrugë pa krye”, sipas The Guardian.
Ai tha se operacioni ushtarak po shkonte siç ishte planifikuar dhe se qëllimi i Rusisë në Ukrainë ishte të përmbushte të gjitha synimet dhe të minimizonte humbjet, duke theksuar se përfundimi i operacionit ushtarak varej nga intensiteti i luftimeve.
Putin tha gjithashtu se sistemi financiar i Rusisë po funksiononte mirë ndërsa në lidhje me sanksionet tha se Perëndimi duhet të udhëhiqet nga llogjika./albeu.com