Putin këmbëngul që gazi rus të paguhet me rubla

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Moska do të fillojë të këmbëngulë që pagesat për gazin rus nga “vendet jomiqësore” të bëhen në rubla.

Ai i ka dhënë bankës qendrore ruse një javë për të gjetur një mënyrë për t’i zhvendosur këto pagesa nga monedhat e tjera.

Ai thotë se ndryshimi do të prekë vetëm pagesat dhe se gazi do të vazhdojë të furnizohet në përputhje me kontratat ekzistuese. Nuk është e qartë se cili do të jetë ndikimi i këtij vendimi.

Putin thotë se ngrirja e aseteve ruse nga vendet perëndimore ka shkatërruar besimin dhe se ekonomia e vendit të tij është goditur rëndë nga sanksionet e vendosura nga Perëndimi për veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Sanksionet përfshijnë një masë për të kufizuar aksesin e Rusisë në sistemet ndërkombëtare të pagesave./albeu.com


Shtuar 23.03.2022 15:20