Në kulmin e epidemisë së Covid-19, Presidenti rus Vladimir Putin ishte një nga zyrtarët më të mbrojtur në botë dhe kjo nuk ka ndryshuar pavarësisht lehtësimit të masave kundër virusit në botë.
Kushdo që do të jetë pranë liderit rus në një rreze prej një kilometri, do të duhet që të kaloj një periudhë karantinimi prej dy javësh dhe të kryejë të paktën katër teste për Covid, ekzaminime dhe analiza mjekësore.
Një gjeneral në pension nga rajoni rus i Tatarstanit tregoi për mediat lokale pas kthimit nga Moska ku është takuar me liderin rus, se fillimisht iu desh të kalonte dy javë në një hotel në Moskë që ai e përshkroi si “luks”, për të pasur më pas mundësinë që të merrte pjesë në paradën e Ditës së Fitores më 9 maj në Sheshin e Kuq.
“Dhe pastaj ishte radha ime. Ne shtrënguam duart dhe unë i përcolla Vladimir Putinit përshëndetjet më të ngrohta të të gjithë veteranëve të luftës nga republika jonë. Ai më buzëqeshi. Më ka lënë përshtypje të fortë!”, tha Ahhat Julashev.
Gjeneralin Yulashev, është një nga rreth 400 personat që kanë hyrë në karantinë për dy javë në hotelet luksoze në Moskë (një me pesë yje dhe një me katër yje) përpara takimit të ngushtë me liderit rus atë ditë./albeu.com